Kim Jong Un shkon në Rusi, nesër takohet me Putinin

24 prill 2019 | 15:01

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka hyrë në territorin e Rusisë, një ditë para takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Si zakonisht, rruga e Kimi zgjat më shumë pasi ai udhëton me tren dhe jo me ndonjë mjet tjetër udhëtimi.

Të martën zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov, ka thënë se “Putini dhe Kimi do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean”.

Takimi do të realizohet në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj vendimit për…