Kim Jongu inspekton testimin e një arme të teknologjisë së lartë

16 nëntor 2018 | 11:02

Shërbimi i lajmeve i Koresë së Jugut, “Yonhap”, ka cituar mediat shtetërore të Koresë së Veriut të thonë se kreu i vendit, Kim Jong-un kishte inspektuar një sajt të testimit të një “arme taktike të teknologjisë së lartë”.

Korporata Qendrore e Transmetimeve e Koresë së Veriut (KCBS) nuk ka treguar saktësisht se çfarë arme ishte ajo që Kim kishte inspektuar, por vuri në dukje se testi ishte i suksesshëm.

Koreja e Veriut nuk ka testuar një armë bërthamore apo rakete balistike që nga viti i kaluar. Në publik, Kim është fokusuar pothuajse tërësisht në vizitat në projekte ekonomike e jo ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana u përzgjodh ndër tri finalistet për çmimin evropian mbi…