Kim Kardashian akuzohet për ‘photoshop’ në postimin e fundit
27 nëntor 2024
| 11:42
Kim Kardashian u akuzua për ‘photoshop’ në postimin e saj të fundit në Instagram, kur fansat vunë re se reflektimi i saj në pasqyrë dukej pak më ndryshe.
Biznesmenia 44-vjeçare ndau në ‘InstaStory’ një imazh duke pozuar me një kostum të bardhë, shkruan DailyMail.
Megjithatë një fans e akuzoi se kishte dështuar në modifikimin e photoshopit, duke thënë se ajo kishte harruar ta rregullonte ndryshimin edhe në pasqyrë.
Përdoruesi shkroi se “pasqyra nuk gënjente” derisa gjithashtu postoi imazhe të vetë miliarderes dhe reflektimit duke argumentuar se fotografia kishte ndërhyrje.
Të tjerët komentuan se ishte bërë me qëllim për vëmendje.
Ajo ka qenë e zënë me xhirimet e serialit të shumëpritur “All’s Fair” të Ryan Murphy në Los Angeles të dielën.