Kim Kardashian dhe Kanye West arrijnë marrëveshjen për divorc

30 nëntor 2022 | 12:43

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë arritur më në fund një marrëveshje divorci. Lajmin e ka bërë të ditur një burim me njohuri për CNN.

Sipas marrëveshjes, një draft i së cilës u sigurua nga CNN, Kardashian do të marrë 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët nga West, i cili vitin e kaluar ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, dhe ndajnë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre.

Kardashian bëri kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021, duke përmendur dallime të papajtueshme.

Çifti u martua në një martesë luksoze në Itali në vitin 2014. Ndërsa, në mars të vitit 2022, Kardashian u shpall ligjërisht beqare pasi iu dha një kërkesë për të ndryshuar statusin e saj martesor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Manuel Neuer mund të jetë pjesë e Bayern Munchen…