Kahn: Neueri mund të jetë në Bayern edhe pas moshës 40-vjeçare

30 nëntor 2022 | 12:42

Portieri Manuel Neuer mund të jetë pjesë e Bayern Munchen edhe pas moshës 40-vjeçare. Shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn ka folur për mundësinë e vazhdimit të kontratës me portierin dhe kapitenin aktual.

“Manuel vazhdon të sjell paraqitje të kalibrit botëror, dhe për aq gjatë sa rasti qëndron kështu, ai mund të vazhdojë deri sa t’i mbush 40. Ai mund ta bëjë atë edhe pas 40. Prandaj pse të mos rinovojmë kontratat e tij?”, ka thënë Kahn.

Portieri Neuer është 36-vjeçar dhe ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024, por me shumë gjasë do të marrë një ofertë rinovimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se…