Kim Kardashian merr vëmendjen me linjat trupore në Berlin

08 qershor 2023 | 12:49

Kim Kardashian u largua nga Berlini të mërkurën pasi bëri një paraqitje në konferencën ndërkombëtare ‘Super Return’.

42-vjeçarja tregoi të pasmet e saj të famshme e veshur me një fustan të ngushtë ndërsa mbërriti në aeroport.

Ajo u rrethua nga sigurimi dhe një anëtar i stafit të aeroportit e mbajti derën hapur për të, shkruan DailyMail.

Kim mbante celularin e saj në dorë dhe nuk e futi atë në mini-çantën e saj të markës “Chanel” e cila kushton 5000 dollarë.

Flokët e gjata të themelueses së markës “SKIMS” dukeshin të freskëta dhe ajo kishte grimin e saj të dallueshëm të aplikuar në fytyrë.

Kim dhe ish-partneri i Carlyle Group Inc, Jay Sammons, lansuan ‘SKKY Partners’ në shtator me synimin për të investuar në ‘konsumatorë dhe kompani mediatike të orientuara nga rritja, lider në treg’.

Jay në mënyrë famëkeqe ndihmoi Scooter Braun të blejë të drejtat për gjashtë albume të Taylor Swift nga ‘Big Machine Records’ në vitin 2019 – diçka që këngëtarja e ka kritikuar publikisht.

Scooter më pas i shiti materialet për 300 milionë dollarë tek një firmë e kapitalit privat vitin e ardhshëm.

Krahas të qenit bashkëthemeluese në ‘SKKY’, Kim dhe Jay janë edhe partnerë bashkë-menaxhues.

“Jam e ngazëllyer të lansoj në treg ‘SKKY Partners’ për të investuar në gjeneratën e ardhshme të markave të konsumatorit, duke shfrytëzuar përvojën time në themelimin dhe ndërtimin e bizneseve globale dhe duke bashkëpunuar me kompani inovative për t’i ndihmuar ato të rriten”, tha Kim në një deklaratë për shtyp në shtator.

“Mezi pres të punoj ngushtë me Jayn dhe ekipin tonë për të identifikuar mundësi të veçanta investimi dhe për të ndërtuar portofolin e firmës me kompani të klasit botëror për investitorët tanë”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë…