Kim Kardashian ngacmon fansat, poston foton me ish-partnerin e motrës

28 shtator 2020 | 16:04

Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, i ka ngacmuar fansat me një fotografi që ka publikuar pak më parë në “Instagram”. Ajo postoi një foto ku shfaqet së bashku me Scott Disick, i cili së fundmi po kalon kohën me fëmijët e tij dhe nënën e tyre, Kourtney Kardashian.

Ai ka pak kohë që është ndarë nga modelja amerikane dhe stilistja e njohur, Sofia Richie. Në foton e postuar nga Kim, Scott shfaqet e veshur me një bluzë sportive ngjyrë blu. Ndërsa vetë Kardashian me një bluzë ngjyrë bezhë.

Fansat mbetën të surprizuar nga kjo foto e publikuar nga Kim, e cila gjithashtu shkruante krahas pozës: “4life”.

Ndërkohë Disick ka kaluar shumë kohë me ish-partneren e tij, Kourtney Kardashian dhe fëmijët. Ai ka treguar gjithashtu se dëshiron edhe një fëmijë të katërt me yllin televiziv.

Kim Kardashian ngacmon fansat, poston foton me ish-partnerin e motrës

Kim Kardashian ngacmon fansat, poston foton me ish-partnerin e motrës

Kim Kardashian ngacmon fansat, poston foton me ish-partnerin e motrës

Kim Kardashian ngacmon fansat, poston foton me ish-partnerin e motrës

Kim Kardashian ngacmon fansat, poston foton me ish-partnerin e motrës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se e mirëpret aprovimin…