Kim Kardashian shpërthen në lot: Ndihem dështake

09 mars 2021 | 11:29

Ylli televiziv, Kim Kardashian, prej disa kohësh qëndron në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit me bashkëshortin, Kanye West. Por jo vetëm kaq, pasi ka kthyer të gjithë sytë nga vetja edhe me paraqitjen e saj në episodet e “Keeping Up With The Kardashian”.

Një ditë më parë është publikuar një episod, ku vihen re pjesëtaret e familjes që po diskutojnë në lidhje me problemet që kanë.

Gjithashtu kuptohet se Kim do të flasë edhe në lidhje me martesën me Kanye West, që është drejt fundit. E gjithë kjo thuhet se do të transmetohet e plotë në episodin që do të lancohet së shpejti.

“Ndihem dështake”, thotë Kim një njërin prej klipeve. Madje ajo shihet edhe teksa qan dhe bërtet. Me lot në sy, femra më seksi i shkruan motrës së saj, Kendall Jenner.

Një detaj që u vu re ishte se bukuroshja në këto episode, ende e ka unazën e martesës.

Kim Kardashian shpërthen në lot: Ndihem dështake

Kim Kardashian shpërthen në lot: Ndihem dështake

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta është një realitet fantastik prej vitesh. Ekipi i Gian…