Kim Min-Jae, afër zyrtarizimit te Bayerni

06 korrik 2023 | 11:14

Pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve dhe lojtarit, qendërmbrojtësi korean, Kim Min-Jae do të zhvilloj vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës së re me “bavarezët” e Bayern Munchen.

Gjithçka u bë e ditur nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Florian Plettenberg, i cili tha se mjekët e klubit të Mynihut kanë fluturuar drejt Koresë së Jugut, ku lojtari po kryen aktualisht ushtrinë dhe do të kryejnë kontrollet e nevojshme.

Ndërkaq, kujtojmë se “shtatlarti” i mbrojtjes do t’i kushtojë “bavarezëve” të Bayern Munchen, plot 50 milionë euro, ndërsa përsa i përket kontratës personale me klubin, Kim do të përfitoj 12 milionë euro bruto, përgjatë 5 viteve të kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia botuese “Koliqi” ka botuar dje librin “Peshkatari plak dhe…