
Kimmich rinovon kontratën me Bayernin
13 mars 2025
| 14:48
Më në fund është zyrtare, Joshua Kimmich ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen. Ka qenë vetë klubi “bavarez” që vetëm pak më parë ka publikuar lajmin se mesfushori i kombëtares gjermane ka vendosur të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e “bavarezëve” deri në 2029.
Një lajm shumë i mirë ky për tifozët e Bayerni në prag të nisjes së fazës më të nxehtë dhe më vendimtare të sezonit.