Kina gati 600 milionë doza vaksinash anti-Covid

04 dhjetor 2020 | 14:23

Brenda këtij viti Kina do të ketë gati për përdorim 600 milionë doza vaksinash kundër Covid-19. Shumë shpejt dy prej prodhuesve më të mëdhenj do të publikojnë edhe të dhënat e fazës së tretë të provave klinike.

Pekini zyrtar e quajti lajmin një zhvillim madhor për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Kina do të ketë gati për përdorim 600 milionë doza vaksinash kundër Covid-19 brenda këtij viti, një lajm që shkencëtarët e vendit e quajtën zhvillim madhor për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Lajmi për sasinë e vaksinës erdhi nga Wang Junzhi, nga Akademia Kineze e inxhinierisë dhe zëvendës kreu i taskforcës së Këshillit të Shtetit për pandeminë.

“Në lidhje me zhvillimin e vaksinave kundër Covid-19, do të ketë një zhvillim madhor brenda një ose dy javësh. Tani është faza përfundimtare. Sipas planit do të jenë gati për përdorim të menjëhershëm 600 milionë doza vaksinash të çaktivizuara gati për t’i hedhur në treg” tha Wang.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin…