Kina gati të nisë pushtimin, pezullohen fluturimet mbi Tajvan

04 gusht 2022 | 11:54

Aeroporti Ndërkombëtar i Tajvanit ka njoftuar se ka anuluar më shumë se 50 fluturime ndërkombëtare për shkak të stërvitjeve ushtarake kineze rreth ishullit.

BBC raporton se bëhet fjalë për 26 fluturime që pritej të mbërrinin në Tajvan dhe 25 fluturime që planifikoheshin  për tu nisur nga atje.

Kompania e fluturimeve “Korean Air” ka anuluar gjithashtu fluturimet nga Incheon në Tajvan të premten dhe të shtunën, ndërsa Asiana Airlines anuloi fluturimin e saj të drejtpërdrejtë drejt Tajvanit të premten.

Çfarë po ndodh në Tajvan?

– Kina ka lëshuar disa raketa balistike Dongfeng në ujërat rreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit

– Ministria e Mbrojtjes në Tajvan tha se ka aktivizuar sistemet e mbrojtjes përkatëse në përgjigje të raketave kineze, sipas një raporti të Reuters

– Stërvitjet me zjarr të drejtpërdrejtë në Kinë filluan në orën 12:00 me kohën lokale (04:00 GMT) dhe do të përfundojnë të dielën

–Jeta në Tajvan po vazhdon normalisht dhe njerëzit janë të qetë, por të shqetësuar nga kërcënimi kinez, raporton gazetari i BBC.

– Marina amerikane po dërgon një aeroplanmbajtëse drejt Tajvanit, duke thënë se kjo dërgesë është “operacion normal, i planifikuar” në Detin Filipine.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim…