Kina i dhuron ShBA-së 1 000 respiratorë

06 prill 2020 | 08:51

Nju Jorku është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi në gjendje lufte”, tha Michael Greco, nënkryetari i sindikatës FDNY EMS.

Sipas njoftimit të qeverisë amerikane, qyteti tani ka gjithsej 64 955 raste të të infektuarve dhe 2 472 vdekje. Megjithatë, ka shenja shpresëdhënëse: “Pas disa javësh distancim shoqëror dhe mbyllje të bizneseve, numri i vdekjeve ka filluar të bjerë për herë të parë”, tha Gov. Andrew Cuomo të dielën, por ai paralajmëroi se është shumë herët për të thënë nëse kjo do të thotë se Nju Jorku ka kaluar kulmin.

Ndërkohë, Kina po i ofron ndihmë. Ajo i ka dhuruar 1 000 respiratorë. “Kjo është një çështje e madhe dhe do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm për ne”, tha Cuomo.

Deri më tani në ShBA janë shënuar 9 618 viktima dhe 337 637 të infektuar nga COVID-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
53 persona, të ardhur nga Perëndimi në Kosovë në dy…