Trumpi me paralajmërim të ashpër: Sonte do ta godasim shumë fort Iranin

11 qershor 2026 | 16:08

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të ndërmarrin sulme të ashpra ndaj Iranit, duke synuar kapacitetet ushtarake dhe mbrojtëse të vendit.

Sipas deklaratës së presidentit të postuar në “Truth Social”, forcat amerikane do të godasin marinën, forcën ajrore, sistemet e radarëve dhe mbrojtjen kundërajrore iraniane, me synimin për të neutralizuar një pjesë të madhe të kapaciteteve ushtarake të Teheranit.

Në mesazh, Trumpi ka përmendur gjithashtu mundësinë e marrjes nën kontroll të Kharg Island dhe pikave të tjera të rëndësishme të infrastrukturës së naftës dhe gazit në Iran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet e 7 qershorit në Suharekë, kandidati i LDK-së…