Selman Kolgeci i LDK-së, kandidati më i votuar për deputet në Suharekë, lë pas figura të njohura politike

11 qershor 2026 | 15:12

Në zgjedhjet e 7 qershorit në Suharekë, kandidati i LDK-së për deputet, Selman Kolgeci, është renditur kandidati më i votuar në këtë komunë, duke siguruar  2 972 vota vetëm në Suharekë.

Rezultati i tij ka tërhequr vëmendje të madhe pasi ai ka arritur të lërë pas disa emra të njohur të politikës lokale dhe qendrore, përfshirë ish-ministra, deputetë dhe drejtues institucionesh.

Sipas rezultateve, Kolgeci ka marrë më shumë vota  në Suharekë se Bali Muharremaj (2 743), Enver Hoxhaj (2 151) , Blerim Kuçi (2 395), Albena Reshitaj (2 114), Burim Ramadani (2 604), Sali Zyba (2 253) dhe Albana Bytyqi (2 450).

Rezultati i Kolgecit po shihet si një sinjal i forcimit të tij si figurë lokale brenda LDK-së në Suharekë, duke e pozicionuar atë si një nga emrat më të votuar në këtë komunë në këto zgjedhje.

Në opinionin politik lokal shtrohet pyetja nëse ky rezultat tregon lindjen e një lideri të ri lokal apo thjesht një votë të përqendruar elektorale në këtë cikël zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti…