Kina jep karburant me racion

28 tetor 2021 | 13:08

Karburantet në shumë vende të Kinës kanë filluar të japin naftën me racion, mes rritjes së kostove dhe rënies së furnizimeve.

Disa shoferë kamionësh duhet të presin ditë të tëra për të furnizuar me karburant, sipas postimeve në faqen e medieve sociale Weibo.

Kina është aktualisht në mes të një krize masive energjetike, pasi mungesat e qymyrit dhe gazit natyror kanë mbyllur fabrikat dhe kanë lënë shtëpitë pa energji.

Kriza globale e zinxhirit të furnizimit është nxitur kryesisht nga pandemia Covid-19, me kërkesën në rritje ndërsa ekonomitë rihapen.

Në Kinë, kamionëve u lejohet të mbushin vetëm 100 litra secili, rreth 10% të kapacitetit të tyre, tha një tregtar kamionësh nga qyteti Shijiazhuang në provincën Hebei për transmetuesin kinez të lajmeve të biznesit “Caixin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj se duhet…