Kina mund të ndikojë te Rusia që ta ndalojë luftën në Ukrainë

09 maj 2023 | 09:33

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se Kina e ka ndikimin më të madh në Rusi.

Kështu ka thënë ai në Firence gjatë konferencës vjetore mbi gjendjen e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews.

“Që në fillim thashë se Kina ka një rol për të luajtur. Dhe pastaj u kritikova fort sepse sigurisht Kina është në anën e Rusisë. Por edhe nëse është në anën e Rusisë, mendoj se Kina ka një rol për të luajtur”.

Borrell ka theksuar se Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kina është ajo që ka ndikimin më të madh në Rusi. Kina nuk i ka ofruar armë Rusisë deri më tani. Shtetet e Bashkuara po e shqyrtonin këtë mundësi, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, dhe fakti që presidenti Xi ka biseduar mirë me Presidentin Zelensky, edhe nëse ai nuk e ka përmendur luftën, por ata flasin, është një gjë e mirë”.

“Dhe sigurisht ne kemi një…ne jemi shumë të interesuar që të mos e shtyjmë shumë Rusinë në anën e Kinës”./Klankosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngritja e aktakuzave në mungesë për krime lufte në Kosovë…