Kina ‘nuk do të lejojë’ ndërhyrjen e forcave të huaja në Hong Kong dhe Makau

20 dhjetor 2019 | 11:38

Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë të premten se Kina nuk do të lejojë kurrë që forcat e huaja të ndërhyjnë në rajonet e saj të veçanta: Hong Kong dhe Makau, teksa në këtë të fundit është betuar qeveria e re pro-Pekinit.

Duke folur në një ceremoni për shënimin e 20-vjetorit të kthimit të rajonit Makau nën rregullin kinez, ai ka përshëndetur ish-koloninë portugeze për patriotizmin dhe besnikërinë që ka, mirëpo nuk ka përmendur protestat kundër qeverisë në ish-koloninë britanike, Hong Kong.

“Më duhet ta theksoj se prej kthimit të Hong Kongut dhe rajonit Makau në vendim amë, çështjet e këtyre rajoneve të veçanta administrative janë punë të Kinës dhe të asnjë force tjetër të huaj”, ka thënë Xi.

“Nuk do të lejojmë që forcat e jashtme të ndërhyjnë”, ka shtuar ai.

Rajoni Makau i është kthyer Kinës më 20 dhjetor të vitit 1999, sipas organizimit të njëjtë me të cilin funksionon edhe Hong Kongu, “një shtet, dy sisteme”.

Pikërisht për këtë çështje në Hong Kong është duke u protestuar për muaj të tërë, pasi banorët e këtij vendi thonë se atyre janë duke u cënuar të drejtat e tyre.

Pekini në anën tjetër mohon të ketë cenuar autonominë e Hong Kongut dhe ka fajësuar vazhdimisht qeveritë e huaja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nxitje të trazirave në Hong Kong.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit britanikë do të votojnë të premten për të kuptuar…