Kina raporton raste të reja të të infektuarve me koronavirus

29 prill 2020 | 09:12

Kina ka shënuar sot numër më të lartë të infeksioneve me COVID-19 për dallim nga ditët e fundit.

Kina raportoi 22 raste të reja të të infektuarve me koronavirus më 28 prill, duke e rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve me COVID-19 deri më tani në 82 858, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha në një deklaratë të mërkurën se numri i rasteve të importuara që përfshinin udhëtarët nga jashtë u rrit në 21 të martën nga 3 një ditë më parë.

Rastet e reja asimptomatike, që përfshijnë pacientë të infektuar me virus por që nuk shfaqin simptoma, ranë në 26 nga 40 një ditë më pare

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 mbeti i pandryshuar në 4 633.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje kemi vizituar disa prej “Mini-bibliotekave” në Prishtinë, në lagjen…