Kina raporton rritjen më të ulët ekonomike qysh nga viti 2009

19 tetor 2018 | 11:45

Kina ka raportuar ritmin më të ngadalshëm të rritjes tremujore ekonomike që nga kriza globale financiare.

Shifra e rritjes për tremujorin korrik-shtator është 6.5 për qind, më e ulëta qysh në vitin 2009, ka bërë me dije Byroja Kombëtare e Statistikave.

Shifra është po ashtu nën 6.7 për qind sa ka qenë në tremujorin paraprak.

Kina po përballet me sfida të mëdha ekonomike, përfshirë nivelet e larta të borxhit dhe luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Mosmarrëveshjet tregtare me ShBA-në, që kanë të bëjnë me tarifat në importe, pritet të ndikojnë në shifrat e rritjes ekonomike në Kinë edhe në muajt e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se…