Kinezja nuk e shet pronën, shteti ia ndërton autostradën rreth shtëpisë

09 gusht 2020 | 23:34

Një qytet kinez ndërtoi një urë rreth një shtëpie të vogël. pasi pronari refuzoi t’ia shiste pronën shtetit për dekada me radhë.

Pamjet e mediave lokale tregojnë pronën e ngatërruar midis urës së ndërtuar së fundmi Haizhuyong në qytetin Guangzhou, provinca Guangdong.

Shtëpia ka një kat dhe përbëhet nga një apartament prej 40 metrash katrorë dhe sikur qëndron në një ‘vrimë’ në mes të rrugës me katër korsi.

Pronarja, e njohur me mbiemrin Liang, nuk donte të zhvendosej pasi që shteti nuk gjeti një vend ideal si kompensim.

“Unë i di pasojat dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Ju mendoni se ky ambient është i keq, por mendoj se është i qetë, çlirues dhe i rehatshëm”, u shpreh ajo.

Pronarja thuhet se kërkoi katër apartamente dhe shteti ra dakord t’i jepte vetëm dy. Asaj iu ofrua gjithashtu strehim pranë morgut të qytetit, që është një arsye tjetër pse ajo nuk pranoi të largohej.

Autoritetet pretendojnë se gjithashtu i ofruan para, por që ajo nuk pranoi. Pastaj inxhinierët studiuan projektet përsëri për të bërë një urë që anashkalonte shtëpinë, ndërkohë që shteti do të vazhdojë të negociojë me Liang./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka hyrë në recesion të thellë jo më shumë…