Kiqina nënshkruan kontratë profesionale me Feronikelin

10 janar 2021 | 13:50

Sulmuesi nga akademia e FC Feronikelit, Sokol Kiqina ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e parë të Feronikelit.

Kiqina ka kohë që stërvitet me ekipin e parë dhe ka bindur kryetrajnerin, Klodian Duro, që ta ketë edhe zyrtarisht pjesë të ekipit të parë.

Kiqina tashmë ka dy paraqitje me FC Feronikelin, duke arritur të realizojë një gol në ndeshjen e Kupës së Kosovës. Kiqina luan në pozitën e qendërsulmuesit, por mund të luajë edhe në pozita tjera sulmuese.

“Duro ka kohë që bashkëpunon fuqishëm me akademinë e FC Feronikelit, duke ofruar gjithnjë lojtarë të rinj me ekipin e parë, duke i dhënë mundësinë secilit që të dëshmohet”, thuhet në njoftimin e “Niklit”.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA-ja po heq kufizimet në kontaktet midis zyrtarëve amerikanë dhe…