Kirk Douglas dhuron pasurinë prej 61 milionë dollarësh për bamirësi dhe nuk i lë asgjë djalit Michael

26 shkurt 2020 | 11:21

Gjatë jetës së tij Kirk Douglas gjithmonë ka financuar shoqata bamirëse. Pothuajse 20 ditë nga vdekja, tabloidi “Mirror” zbulon se aktori i famshëm amerikan ka dhuruar të gjithë pasurinë e tij për bamirësi, pa i lënë asgjë djalit Michael dhe nipërve.

Një pasuri prej 61 milionë dollarësh. Ylli që vdiq më 5 shkurt në moshën 103-vjeçare kishte një pasuri prej 61 milionë dollarësh.

Pjesa më e madhe e trashëgimisë (rreth 51 milionë dollarë) janë destinuar për Fondacionin Douglas, i krijuar shumë vite më parë nga vetë Kirk dhe nga bashkëshortja e tij Anne për t’i ndihmuar personat e vetmuar dhe në vështirësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas më shumë se gjysmë dekade këngëtari Justin Bieber ka…