Kirurgu Fekaj s’e merr në dorë në QKUK pacientin që e operoi në spitalin privat

10 shkurt 2018 | 21:35

19 vjeçari Hysen Ibrahimaj ka gjashtë muaj që kur është operuar në një spital privat, për shkak të problemit me zorrën e trashë. Operacionin e parë, me rekomandim të kirurgut e kreu në spitalin privat e që i kushtoi 2 mijë euro.

Familja thotë se mjeku u kishte thënë që operacionin e dytë do ta kryejë në QKUK pas dy muajve, për shkak se nuk kanë mundësi sërish të shkojnë në spitalin privat.

Por as sot operacioni nuk është kryer dhe 19 vjeçari mbetet me barkun e hapur dhe një drenazh në të, ngase kirurgu Enver Fekaj nuk po e merr më në dorë,  raporton  “KTV”.

Familja nuk pranoi assesi që të paguajnë edhe për operimin e dytë.

Madje Ibrahimaj thotë se pasi u ankua te drejtori i klinikës Rifat Bajrami, kirurgu Enver Fekaj i kishte kërcënuar se askush në QKUK nuk do të guxojë ta operojë birin e tij.

Kirurgu Enver Fekaj nuk ka dashur të flasë para kamerës. Ai e ka pranuar se i ka kërkuar sërish para familjes për operacionin e dytë, por ka thënë se nuk e kishte përnjëmend dhe se paratë i kërkoi me shaka.

Nëpërmjet telefonit, thotë se familja e ofendoi duke ia cenuar integritetin prej mjeku, andaj refuzoi ta operojë pacientin për herë të dytë.

Në krah kirurgut i ka dalë edhe shefi i tij. As kirurgu e as drejtori i klinikës nuk kanë dhënë ndonjë sugjerim se si do të vazhdojë trajtimi i pacientit që i ka vetëm 19 vjet derisa mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ka…