Kjo është arsyeja që Merkel refuzoi të vaksinohet me vaksinën anti-Covid

26 shkurt 2021 | 19:48

Angela Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech, duke i lënë radhën më të moshuarve apo kategorive të tjera të listuara që të vaksinohen.

“Unë jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca. Por është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt dhe është aprovuar”, tha Merkel në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine”, përcjell The Times.

Merkel tha se mund të përdoret vaksina e Pfizer/Biontech për të reklamuar vaksinimin, por ajo u shpreh se dozat duhet t’i jepen kryesisht të moshuarve dhe personave më të rrezikuar nga koronavirusi.

“Unë mendoj se është e drejtë, përveç kategorisë më të rrezikuar dhe të moshuarve, që së pari të ftohen grupet e popullsisë që nuk mund të mbajnë distancën e tyre në punë. Ne mund të ulemi në një distancë të madhe nga njëri-tjetri gjatë intervistës. Një mësuese e kopshtit, një mësuese e shkollës fillore, nuk mund ta bëjë këtë. Këta janë njerëzit që duhet të marrin radhën përpara dikujt si unë”, tha Merkel.

Ndonëse në vendet e tjera, krerët e qeverive vaksinohen për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim. E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi, kancelarja gjermane u shpreh:

“Unë nuk dua infektohem me coronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi kanë e përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”

Sipas raporteve të lëshuara në Gjermani, shumë njerëz kanë refuzuar të vaksinohet kur kanë mësuar se do t’u injektohet doza e vaksinës Astrazeneca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë - Prishtinë, po ndërmerr të gjitha…