Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

26 shkurt 19:42

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, gjatë kontrolleve rutinë (në dy vetura) dy lokacione të ndryshme (në rrugën “Xheladin Hana” dhe në rrugën “Selman Kadriu”) në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri: një revole CZ me tre fishekë dhe
një revole Sig Sauer me 13 fishekë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ismail Syla Një nga hapat e parë të Kryeministrit…