Kjo është deklarata e Zenelit për ndeshjen ndaj Bullgarisë

24 mars 2019 | 16:09

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli mezi po e pret ndeshjen kualifikuese ndaj Bullgarisë, e cila zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Ndeshja me Bullgarinë është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj se miqësorja me Danimarkën na ka ndihmuar që të hyjmë në ritmin tonë. Ai gol i pësuar në sekondat e fundit të ndeshjes me danezët na ka zhgënjyer paksa, por atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të përqendruar te dueli me bullgarët për të dhënë 100 përqindshin tonë”, ka thënë Zeneli.

“Në çdo lojë që hyjmë kemi respekt për kundërshtarin, por edhe ata tashmë kanë respekt të madh për ne, ngase e dinë se çfarë ekipi kemi. Realisht kemi sulmues shumë të mirë dhe jemi të bashkuar si ekip. Secili futbollistë po e pret me padurim ndeshjen, sepse do të luajmë në fushën tonë para tifozëve tanë të zjarrtë, prandaj emocionet janë të mëdha”, ka deklaruar Zeneli.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm dy javë para zgjedhjeve në Izrael, kryeministri Benjamin Netanyahu,…