Kjo është infermierja që mori e para vaksinën anti-Covid në SHBA

14 dhjetor 2020 | 21:48

Në SHBA ka nisur të hënën fushata e vaksinimit kundër koronavirusit, në sistemin shëndetësor. Dozën e parë të vaksinës e ka marrë një infermiere e repartit të terapisë intensive.

“Unë ndjehem me shpresë sot, e çliruar”, tha infermierja Sandra Lindsay pasi mori një dozë në Qendrën Mjekësore Hebreje në Long Island në New York.

Ajo u vaksinua gjatë kohës kur guvernatori Cuomo po jepte konferencë për medien.

“Kjo është drita në fund të tunelit. Por është një tunel i gjatë,” tha Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo ndërsa shikonte vaksinimin e Lindsay përmes videos.

Disa vende të tjera gjithashtu kanë mirë vaksinën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila filloi vaksinimin javën e kaluar.

Gewaltverbrechen in Löhne

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 12…