Kjo është kërkesa e Ozilit për tu larguar nga Arsenali
10 janar 2021
| 16:30
Arsenali dhe Mesut Ozil mund të ndahen në javët e ardhshme. Gjermani, jashtë projektit të “Topçinjve”, duket se është duke zgjedhur vendin ideal për të ardhmen e tij.
Flitet për DC United, por edhe për skuadra të tjera si Fenerbahçe. Megjithatë, siç kanë shkruar “The Sun” dhe “Daily Mail”, fantazisti mund të ketë shumë arsye për ta shtyrë transferimin.
Në fakt, duket se janë në lojë plot 8 milionë sterlina që Ozili kërkon të marrë nga Arsenali para se të thotë lamtumirë.
Kontrata e lojtarit me klubin e Londrës skadon në qershorin e vitit 2021 dhe me një rrogë prej 350 mijë sterlinash në javë, gjermani kërkon që t’i paguhet e gjithë rroga për të pranuar largimin.



