Kjo është kompania që ka shitur më se shumti telefona gjatë këtij vitit

02 dhjetor 2018 | 14:54

Gjatë këtij viti kompanitë e telefonave të mençur kanë lansuar produkte të shumta. “Iphone” ka lansuar tre telefona, kurse “Samsung” i dha shumë rëndësi zhvillimit të serive “A Galaxy”. Befasi e këndshme gjatë këtij viti ishte kompania “Huawei” që pati shitje të mëdha.

‘TrendForce’ ka publikuar rezultatet e fundit të kompanive që kanë shitur më së shumti deri më tani këtë vit. E para vazhdon të jetë “Samsung”, që ka nxjerr ‘Note 9’ që u pritë mirë në publik e  po vazhdon të ketë rritje. “Samsung” posedon 19% të tregut të telefonave të mençur.

Në vendin e dytë befasisht gjendet “Huawei” që këtë vit e ka lënë mbrapa “Apple”. Huawei posedon 14.6% të tregut. Kurse “Apple” gjendët në pozitën e tretë duke pësuar rënie. Kjo kompani tash posedon vetëm 12.4% të tregut. “Xiaom” është në pozitën e katërt, që ka 8.3% të tregut. Në pozitat pesë dhe gjashtë janë kompanitë “Oppo” dhe “Vivo”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Fulhamit,…