Kjo është mosha e 14 të vdekurve nga Covid-19

19 prill 2021 | 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 viktima nga Covid-19 dhe 277 raste të reja të infektimit.

Në njoftimin për medie, instituti ka treguar se mosha e viktimave shkon nga 58  deri në 83 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga klubet e mëdha të Premier League, Serie A…