Kjo është oferta e Barcelonës për Lewandowskin

20 maj 2022 | 11:44

Robert Lewandowski vijon të mbetet objektivi numër një për Barcelonën në afatin kalimtar të verës, por problemet financiare e kanë stepur disi Barçën që të nisë sulmin final për sulmuesin e Bayern Munchen.

Gjithsesi, në Barcelonë janë optimistë se do të gjejnë gjuhën e përbashkët me gjermanët për të siguruar shërbimet e polakut.

Bayern Munchen është treguar këmbëngulës në idenë e tij për ta mbajtur Lewën edhe një sezon në Munchen me riskun për ta humbur me parametra zero.

Ky qëndrim është zbehur në javët e fundit, teksa në Munchen po mendojnë për një zgjidhje alternativë, por janë në pritje të ofertës së duhur për sulmuesin 34-vjeçar.

Sipas medieve spanjolle, presidenti Laporta i ka dërguar një tjetër mesazh Bayernit, teksa ka saktësuar se 35 milionë euro do të jetë çmimi që do të paguajë për Lewandowskin. Teksa shifra përfundimtare mund të arrijë 40 milionë euro, duke përfshirë 5 milionë bonuse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bletaria është një sektor me potencial në vendin tonë dhe…