Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33 për qind

20 maj 2022 | 11:42

“Bletaria është një sektor me potencial në vendin tonë dhe duke ditur rëndësinë që ka ky sektor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka rritur këtë vit mbështetjen financiare për 33 për qind”, kështu ka bërë me dije ministri Faton Peci, i cili të premten me rastin e Ditës Botërore të Bletës, ka premtuar se do të angazhohet në vazhdimësi për përkrahjen e këtij sektori, si në prodhim, përpunim, po ashtu edhe në marketingun e këtij produkti.

“Bota, njerëzimi dhe zhvillimi i bujqësisë nuk mund të imagjinohet pa procesin e polenizimit të e zhvillon bleta, andaj ne si Ministri e Bujqësisë kemi rritur përkrahjen për sektorin e bletarisë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për 33 për qind. Rrjedhimisht, do të vazhdojmë të ofrojmë rritjen e përkrahjes edhe në ofrimin e shërbimeve këshillimore. Po ashtu, duhet theksuar se shembulli i bletës në punë ekipore është udhërrëfyes edhe për ne, për punën institucionale por edhe për angazhimin në sektorin e bujqësisë dhe bletarisë”, ka thënë ministri Peci.

Dita Botërore e Bletës shënohet që nga viti 2018, falë angazhimit të Qeverisë së Sllovenisë, si dhe me mbështetjen e Organizatës “Apimondia”, e cila bëri që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ta shpallë 20 majin Ditën Botërore të Bletës, datë kjo e cila përkon me ditëlindjen e pionerit të bletarisë moderne Anton Jansha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putin do të shkatërrojë jetët e…