Kjo është oferta e Chelseat për Sanchon

06 dhjetor 2019 | 10:29

Klubi londinez, Chelsea është gati të shpenzojë një shumë rekord parash për të fituar shërbimet e talentit anglez të Borrusia Dortmund, Jadon Sancho.

Chelsea shpenzuan një shumë të madhe rreth 72 milionë euro për të transferuar portierin e Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao, ndërsa raportohet se ata janë të përgatitur të ofrojnë më shumë për të nënshkruan me Sanchon.

Dortmund kërkon një shumë rreth 100 milionë paundësh për të lënë të lirë yllin anglez.

Sancho, i cili u bashkua me Dortmundin nga Manchester City në gusht të vitit 2017, besohet se është gati të kthehet në Angli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç ka ndodhur rëndom pas fatkeqësive natyrore, kryeministri shqiptar…