Kjo është oferta e Juves për Locatellin

20 qershor 2021 | 15:40

Skuadra e Juventusit është gati të nënshkruajë me Manuel Locatellin.

Sipas Goal Italia, bardhezinjtë kanë gati një ofertë prej 30 milionë euro plus një lojtar në negociata. Sipas të rejave të fundit, lojtari i përfolur është rumuni Dragusin. Sassuolo nga ana e saj e vlerëson Locatellin jo më pak se 40 milionë euro.

Oferta e bardhezinjëve i afrohet ndjeshëm kërkesave të emilianëve dhe në javën e ardhshme mund të vijnë firmat në kontratë. Cherubini ka vendosur që Locatelli të jetë dhurata e parë e merkatos për Allegrin. Max e njeh që prej kohës kur luante tek Milan dhe është i gatshëm ti dorëzojë çelësat e mesfushës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peruanët nga komuniteti Huinchiri në rajonin e Kuskos po rindërtojnë…