Kjo është pasuria e deputetit të LV-së i cili raportoi se i janë vjedhur 50 mijë euro “cash”

26 qershor 2022 | 08:06

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, të enjten ka qenë cak i hajnave. Siç raporton “Paparaci”, atij i janë vjedhur 50 mijë euro dhe stoli në vlerë prej 10 mijë eurosh. Shkreta ka raportuar në Polici se paratë nuk kanë qenë vetëm të tij, por edhe të baxhanakut.

Këtë shumë të parave Shkreta nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, por cila është pasuria e tij?

Përveç si deputet, Shkreta punon edhe si mjek stomatolog dhe kirurg oral në një klinikë private dhe është profesor në UBT.

Në AKK ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe katër lokale afariste në vlerë totale prej 165 mijë e 400 euro.

Shkreta e ka deklaruar edhe një banesë, të cilën njofton se e ka blerë me kredi, nga trashëgimia dhe të hyrat vetanake, vlera e së cilës është 70 mijë euro.

Ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, Shkreta ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij janë aksionarë në kompaninë “Integrident”.

Para të gatshme Shkreta ka deklaruar se ka mbi 100 mijë euro në bankë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakerët kanë vjedhur 100 milionë dollarë në kriptovaluta nga Horizon,…