Vidhen kriptovalutat me vlerë prej 100 milionë dollarësh

26 qershor 2022 | 00:14

Hakerët kanë vjedhur 100 milionë dollarë në kriptovaluta nga Horizon, një e ashtuquajtur urë blockchain, në grabitjen më të fundit të madhe në botën e financave të decentralizuara.

Detajet e sulmit ende nuk dihen saktësisht, por Harmony, zhvilluesit pas Horizon, tha se ata identifikuan vjedhjen të mërkurën në mëngjes. Harmony veçoi një llogari individuale që beson se është fajtori.

“Ne kemi filluar të punojmë me autoritetet kombëtare për të identifikuar fajtorin dhe për të tërhequr fondet e vjedhura”, tha start-upi në një postim në Twitter të mërkurën vonë, transmeton Telegrafi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesmarrës nga Kryesia ishte Kryetari Nazmi Viqa i shoqëruar nga…