Kjo është skuadra e re e Jetmir Topallit

13 gusht 2020 | 18:17

Jetmir Topalli do ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi i Ballkanit ka arritur marrëveshjen me klubin Yeni Malatyaspor.

Sipas mediave turke ka mbetur që lojtari të prezantohet edhe zyrtarisht tek klubi i ri.

Ato e kanë krahasuar lojtarin me pasardhësin e Vedat Muriqit.

Malatyaspor ka garuar edicionin e kaluar në Superligë, mirëpo e humbi statusin në javët e fundit dhe tani do të garojë në Ligën e Parë.

22-vjeçari shkëlqeu me Ballkanin në sezonin e fundit, ndërsa me herët ka luajtur edhe në Vushtrri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Gjimshiti ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në Champions League,…