Kjo është vajza më e bukur në botë

17 tetor 2022 | 13:13

Anabel Payano, e cila përfaqësonte Republikën Domenikane është kurorëzuar si Miss Globe 2022 gjatë natës së kurorëzimit të konkursit të mbajtur në Shqipëri të shtunën, më 15 tetor.

Eventi u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin e Arjola Shehut.

19 vjeçarja mundi mbi 51 vajza të tjera për t’u bërë e para nga Republika Domenikane që fiton në konkursin The Miss Globe nën organizatorin aktual Deliart Association.

Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, shoqëruesja e dytë.

Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese e tretë dhe e katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza ekonomike që ka kapluar Barcelonën është reflektuar edhe në…