Kjo grua është në krye të SPD-së pas largimit të Schulzit

23 prill 2018 | 13:59

Për herë të parë në historinë e saj 153-vjeçare, Partinë Socialdemokrate gjermane do ta drejtojë një grua.

Andrea Nahles fitoi vetëm 66.35% të votave, që është shumë më pak nga sa mundi të siguronte ish-kryetari Martin Schulz, i cili në fillim të vitit të kaluar i kishte gati të gjitha votat e Kongresit.

47-vjeçarja Nahles pati përballë saj një tjetër grua, Simone Lange, kryetare e Bashkise së Flensburgut.
Andrea Nahles ka qenë në legjislaturën e kaluar, drejtuese e grupit parlamentar në Bundestagun gjerman dhe njihet si një politikane e fuqishme, me vendime të prera.

Pas tërheqjes së Schulzit në janar të këtij viti, ajo ishte drejtuesja “de facto” e SPD-së, por zyrtarisht, kryetare u zgjodh tani.
Nahles ishte edhe hallka kryesore, e cila ka bindur anëtarët e SPD-së që të votojnë për të hyrë në koalicionin aktual qeverisës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas në bashkëpunim me Ministrinë…