Kjo modele bëhet nënë për herë të parë

25 shtator 2020 | 14:15

Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër.

Modelja e famshme, Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë modelja me atë të një foto të postuar në rrjetet sociale.

“Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Jemi kaq shumë të dashuruar”-shkruan modelja.

Edhe Zayn ka ndarë këtë moment pranë vogëlushes dhe shkruan se dashuria për të është përtej asaj që mund të kuptohet. “Vogëlushja jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur.

Të shpreh më fjalë atë që ndiej tani është e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej cdo gjëje. Mirënjohës për njohjen me të, krenar që e quaj timen dhe falënderues për jetën që do të kemi së bashku”-shkruan këngëtari.

Ata nuk e kanë zbuluar akoma emrin e vogëlushes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me autorizimin e lëshuar nga Blerim Kuqi, ministër Ekonomisë dhe…