“Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim”, 6 vjet nga dorëheqja e Hashim Thaçit si president (video)

05 nëntor 2026 | 12:51

Hashim Thaçi i dha fund ushtrimit të detyrës si president i Kosovës më 5 nëntor, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij politike.

Në paraqitjen e fundit në oborrin e Presidencës, Thaçi u shfaq bashkë me të birin, Endritin, në një moment që shënoi largimin e tij nga posti i presidentit.

Deri në orën 11:30 të 5 nëntorit, ai ishte ende president i Republikës, por pas njoftimit se Gjykata Speciale kishte konfirmuar aktakuzën ndaj tij, vendosi të japë dorëheqje.

Para largimit nga Presidenca, ai pati edhe një mesazh të veçantë, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në jetën publike.

“Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm mirupafshim. Do të shihemi prapë. Zoti e bekoftë Kosovën”, ishte përshëndetja e fundit e Thaçit nga oborri i Presidencës.

Ndiqni kronikën:

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës së…