KKSB-ja diskuton për sigurinë e përgjithshme në Gjakovë

12 shkurt 2020 | 14:38

Është mbajtur të mërkurën mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në të cilën janë diskutuar një sërë çështjes që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme në komunën e Gjakovës.

Me propozim të kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, si pikë e parë e rendit të ditës është diskutuar rreth fillimit të implementimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ligj ky i cili tashmë është miratuar dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit qershor.

Sipas kryetarit Gjini, ky ligj ndalon rreptësisht pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete për të rritur, siç janë klubet e natës, pjesëmarrja në lojëra të fatit, etj.

Në fjalën e tij, kryetari Gjini ka kërkuar mobilizim të përgjithshme të të gjitha institucioneve dhe organizatave joqeveritare që përmes aktiviteteve të ndryshme të bëhet paralajmërimi i të rinjve për ndalesat që parasheh ky ligj, në mënyrë që përmes paralajmërimit dhe zbatimit të tij qysh në fillim të eliminohet dukuria negative e pjesëmarrjes së fëmijëve në këto aktivitete të ndaluara.

Në këtë takim nga komandanti i stacionit policor në Gjakovë, major Kristë Gjokaj është raportuar edhe për situatën e trafikimit me qenie njerëzore, me ç’rast sipas tij gjatë vitit 2019 në komunë e Gjakovës nuk ka pasur asnjë rast të raportuar nga të kësaj dukurie.

Në mbledhjen e KKSB-së është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në lagjen “Ali Ibra”, ku kryetari Gjini ka thënë se përmes shumë investimeve në infrastrukturë, ndriçim dhe vendosje të kamerave është duke u punuar që siguria në këtë lagje të rritet edhe më shumë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se varrezat e…