Kleoniki – Alesia Bamit: Për mua s’je modele

18 janar 2021 | 01:56

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Kleoniki Delijorgji e ftuar në “Shiko kush luan”, bëri një deklaratë që tërhoqi jo pak vëmendjen.

E pyetur se cilën nga modelet shqiptare do ta cilësonte si “kota biskota”, Kleoniki tha emrin e Alesia Bamit.

Kleoniki dhe Alesia janë përballur në rubrikën “Trotuar” në “TopChannel”.

Nuk kam asgjë me ty, nuk kam asgjë me asnjë femër, nuk dua të ul asnjë femër tjetër që unë të dukem më mirë. Por aty mu bë një pyetje dhe duhet të përgjigjesha sepse nuk doja të merrja tortë fytyrës. Ti mund të jesh shumë e mirë, por për mua nuk je modele“, i tha Kleoniki Alesias.

Ndërsa Alesia iu përgjigj: “Unë modelingun e kam nisur 13 vjeç kur nuk i kam patur këto format që kam sot dhe e kam mbyllur 15 vjeç kështu që unë tani nuk jam më modele. Megjithatë doja të të pyeja këtë mendimin e kishe personal apo u konsultove dhe me ëngjëjt?”, duke shtuar se pyetjen e bëri për batutë.”Nuk mendoj se duhet të përfshijmë ëngjëjt nëpër batuta”, ia ktheu Kleoniki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Balaj Halimaj, kandidate për deputete nga radhët e Nismës…