Klerikët francezë u kërkojnë falje viktimave të abuzimit seksual

05 tetor 2021 | 12:25

Një përfaqësuesve i klerikëve katolikë të Francës të martën u kërkoi falje viktimave të abuzimeve seksuale që janë kryer nga priftërinjtë.

Reagimi i zyrtarit kishtar erdhi pas publikimit të një raporti tronditës, në të cilin thuhet se rreth 216.000 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë nga viti 1950.

Eric de Moulins-Beaufort, kryetar i konferencës franceze të klerikëve, tha se ai dhe klerikët tjerë duan që ta shprehin turpin para viktimave të abuzimeve të zbuluara në raportin voluminoz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri…