‘Klientëve u shërbehet verë 5 700 dollarësh gabimisht’

17 maj 2019 | 11:20

Disa klientë me fat kanë provuar aksidentalisht një verë me vlerë 5 700 dollarë në një restorant. Restoranti “Hawksmoor Manchester” ka bërë një postim në “Twitter” ku shpresonte që klientët të ishin kënaqur nga vera e prodhuar në vitin 2001, “Cheatau le Pin Pomerol”.

Klientët porositën një verë me vlerë 330 dollarë, por morën një shishe me cilësi më të mirë, por me çmim 17 herë më të lartë. Anëtari i stafit e bëri gabimin, por nuk u dënua nga pronari, pasi këto gjëra ndodhin në punë. Gabimi u kuptua nga menaxheri i restorantit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Garneri duket vërtet e lumtur kur është bashkë me…