Klinaku: Implementimi i Asociacionit e bën të pashmangshme ndarjen e Kosovës

16 gusht 2018 | 19:55

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e sidomos kundër kompetencave të saj ekzekutive.

Ai në një postim në profilin e tij në “Facebook” ka thënë  se ky asociacion ndarjen e Kosovës e bën të pashmangshme,

“Asociacioni i komunave serbe jo që nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, por ai nuk duhet të implementohet fare! Kur ky asociacion të kombinohet me vendet e garantuara, me votën e dyfishtë në Kuvend dhe me fondin për veriun bëhet shumë i rrezikshëm për funksionimin e Kosovës si shtet. Ky asociacion ndarjen e Kosovës e bën të pashmangshme dhe edhe më të dhimbshme”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vdekjes së mbretëreshës së muzikës soul, Aretha Franklin, ka…