Klinaku, thirrje studentëve: Paditini Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së dhe fakultetet nëse nuk ju lirojnë nga pagesat

11 tetor 2022 | 12:54

Kryetari në detyrë i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku u ka bërë thirrje studentëve të cilët për shkak të burokracisë nuk mund të pajisen me vërtetime për lirimin nga pagesat në fakultete të bëjnë padi ndaj fakulteteve përkatëse dhe Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, pranë Kryeministrisë.

“Nëse tani, në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, nuk liroheni nga pagesa e semestrit me vërtetimet që ua lëshon Organizata e Veteranëve të Luftës, selia qendrore në Prishtinë, ju bëj thirrje që t’i ngrisni padi, qoftë fakultetit përkatës, qoftë  ZÇKDL e UÇK-së.”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë i Klinakut:

Të nderuar studentë (fëmijë të veteranëve të luftës së UÇK-së)!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, gjithmonë ka lëshuar vërtetime për lirim nga pagesa e semestrave, dhe këtë është duke e bërë edhe tani.

Edhe pse Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, e ka obligim ligjor ofrimin e shërbimeve për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, nuk po e realizon këtë për shumë nga ju për shkak të gabimeve teknike.

Siç jemi të informuar, shumë nga ju nuk mund t’i merrni vërtetimet në ZÇKDL e UÇK-së për shkak të atyre gabimeve dhe po ju dërgojnë në prokurorinë speciale për kopje të aplikacionit, gjë që vonesat atje ua pamundësojnë realizimin e të drejtave ligjore.

P.S

Nëse tani, në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, nuk liroheni nga pagesa e semestrit me vërtetimet që ua lëshon Organizata e Veteranëve të Luftës, selia qendrore në Prishtinë, ju bëj thirrje që t’i ngrisni padi, qoftë fakultetit përkatës, qoftë  ZÇKDL e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga Unike ka njoftuar se Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e…