Klinika Infektive jep detaje për të helmuarit prej zarfeve nga Serbia

15 tetor 2019 | 14:49

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Klinika Infektive në Prishtinë, kanë përjashtuar mundësitë e ndonjë sëmundjeje ngjitëse për 12 personat të cilët janë hospitalizuar të dielën në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke numëruar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë.

Në një konferencë për media, drejtoresha e kësaj klinike, Linda Ajazaj-Berisha, ka thënë se rezultatet e analizave nuk kanë treguar ndonjë sëmundje infektive.

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtohet që bëhet fjalë për një sëmundje infektive, në të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga Instituti Biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjenti infektiv”, ka thënë ajo.

Ajo ka deklaruar se gjendja e pacientëve është e mirë dhe se janë duke shqyrtuar lirimin e tyre për në shtëpi.

“Ne sikur edhe dje, edhe sot në klinikën infektive gjenden 12 pacientë. Gjendja e tyre është e mirë. Kur ta shohim të arsyeshme do t’i lëshojmë për në shtëpi. Prej rezultateve që i kemi marrë, është konfirmuar që nuk ka sindromë infeksioze”, ka shtuar Ajazaj-Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me anë të një video mesazhi në rrjetet sociale “Facebook”,…