Klitschko falënderon shqiptarët dhe Kosovën: Pasi ju u çliruat nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia

25 maj 2022 | 23:33

Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, po merr pjesë në kuadër të Forumit Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Klitschko, në një intervistë për gazetën shqiptare në Zvicër ‘Le Canton 27.ch’, i falënderoi shqiptarët dhe Kosovën për solidaritetin me popullin ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellë një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftarakë që e do nevoja, nëse na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus, që po tenton të okupojë vendin tonë, Ukrainën, që më se 100 ditë, sikur ju që ishit dikur të okupuar nga Serbia…”, tha Klitschko.

Ish-kampioni botëror në boks u shpreh se shpreson që një ditë Ukraina do ta kthejë me të mira mbështetjen.

“Besoj se përveç Zotit edhe ne Ukraina do t’ia kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë”.

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia!”

Kryetari i Kievit, së bashku me vëllanë e tij, Vladimir Klitschko, u vunë në mbrojtje të popullit duke luftuar në front.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të…